top of page

Marko Ramos surprizon me lëvizjen e fundit - Skënderbeu mbetet në pritje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2025
  • 1 min read

Drejtuesit e Klubit të Futbollit Skënderbeu janë shprehur me bindje dhe besim se futbollisti Marko Ramos do t’i bashkohej skuadrës korçare për sezonin e ri. Emri i Ramos ka qenë prej ditësh në qendër të vëmendjes dhe në planet e klubit, duke u përfolur si një përforcim i rëndësishëm për vijën e mbrojtjes.


Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë hedhur hije dyshimi mbi këtë transferim. Vetë Marko Ramos, vetëm pak çaste më parë, ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në shoqërinë e menaxherit të tij dhe të babait, duke ndjekur nga tribuna një ndeshje në një stadium që nuk është ai i Skënderbeut. Burime të afërta bëjnë me dije se bëhet fjalë për ekipin me të cilin ai mund të vazhdojë karrierën, çka nënkupton se pista “Korçë” mund të jetë drejt mbylljes.


Kjo lëvizje e papritur ka ngritur pikëpyetje nëse bisedimet me Skënderbeun kanë dështuar ose janë ende në pritje të një konfirmimi përfundimtar. Për momentin, klubi korçar nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare pas këtij publikimi, ndërsa tifozët janë lënë në pritje të asaj që do të ndodhë në orët apo ditët në vijim.


A do të jetë Ramos pjesë e Skënderbeut, apo ky publikim sinjalizon një tjetër destinacion? Mbetet për t’u parë. Por ajo që duket e qartë është se shanset për ta parë në Korçë, të paktën në këtë fazë, janë gjithnjë e më të pakta.

“KORÇA BOOM”


bottom of page