Marrëveshja u arrit: Bismark vishet kuqeblu, por jo përfundimisht
- Sep 2, 2025
- 1 min read
Sipas burimeve të "Korça Boom", mes dy klubeve ka pasur shumë amendime dhe negociata, por është arritur marrëveshja për një huazim njëvjeçar me pagesë.
Për këtë sezon futbollistik, Vllaznia do të paguajë një shumë financiare drejt Skënderbeut, megjithëse vlera e saktë nuk bëhet e ditur. Gjithsesi, ajo që konfirmohet është se Bismark mbetet ende lojtar i Skënderbeut, pasi kartoni i tij zotërohet nga klubi korçar dhe ai ka edhe dy vite kontratë me ta.
Ky fakt pritet të qetësojë tifozët e Skënderbeut, të cilët janë ndjerë të shqetësuar për largimin e sulmuesit të talentuar. Tani dihet qartë se bëhet fjalë vetëm për një huazim të përkohshëm, ndërsa e drejta e kartonit mbetet pronë e klubit korçar.
“KORÇA BOOM”
















