Martohet volejbollistja korçare Sava Thaka, ceremonia në Bashki
- Korca Boom
- Jul 12, 2023
- 1 min read
Një ceremoni më shumë se e veçantë dhe ditë e paharruar për volejbollisten korçare Sava Thaka.
Fotoja që do të ndiqni më poshtë vjen nga ceremonia e martesës, ose ndryshe celebrimi në Bashkinë Maliq. Sava Thaka është martuar me Antony Paul Koyfman dhe celebrimin e ka bërë kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu.
Një ditë absolutisht që do të mbahet mend gjatë për volejbollisten korçare, që prej vitesh të tëra luan jashtë vendit dhe është edhe lojtare e ekipin tonë kombëtar.
Me trashëgime Sava Thaka dhe një jetë të lumtur, është edhe urimi i portalit tonë.


