Marusic në “radarët” e Skënderbeut
- Korca Boom
- Jun 20, 2023
- 1 min read

Drejtuesit e Skënderbeut nuk ndalen në merkato, interesimi është për një sulmues që natyrisht kërkohet më ngulm dhe mësohet se interesim ka pasur për sulmuesin malazes Aleksa Marusic. Ky futbollist është 24 vjeç dhe ka luajtur me ekipin e Decic Tuzi ku është aktivizuar pothuajse rregullisht gjatë gjithë sezonit. Ky futbollist është aktivizuar me të gjithë ekipet kombëtare të Malit të Zi. Bisedimet kanë filluar dhe duket se po shkojnë në rrugë të mbarë, nga sa mësohet dikutimi është vetëm për anën financiare.