Masa për parandalimin e murtajës te bagëtitë e imta – Bashkia Devoll
- Korca Boom
- Jun 19
- 1 min read
Në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen e shëndetit të bagëtive dhe komunitetit bujqësor, Bashkia Devoll, në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Policinë Bashkiake, ka ndërmarrë masa të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes së murtajës te bagëtitë e imta.
Masat e marra përfshijnë:
Shpërndarjen e broshurave informuese në të gjitha njësitë administrative, me informacion për:
Simptomat e sëmundjes
Mënyrat e përhapjes
Veprimet që duhen ndërmarrë në rast dyshimi
Kontrolle në terren nga grupet e punës të ngritura në akset rrugore kryesore, me fokus:
Parandalimin e transportit të paautorizuar të kafshëve
Kontrollin rigoroz të mjeteve transportuese
Thirrje për bashkëpunim:Ftojmë të gjithë fermerët dhe qytetarët që, në rast dyshimi për raste të murtajës, të kontaktojnë menjëherë:
Shërbimet veterinare pranë zonës
Njësitë administrative përkatëse
Bashkia Devoll mbetet e përkushtuar për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë e komunitetit tonë.
“KORÇA BOOM”
