Matura Shtetërore/ Zhvillohet sot provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
- Korca Boom
- Jun 10
- 1 min read
Ditën e sotme zhvillohet provimi i dytë i Maturës Shtetërore.
Pas atij të gjuhës së huaj, mbi 27 mijë maturantë do i nënshtrohen sot njohurive në gjuhë shqipe, provim i cili nis në orën 10:00 dhe zgjat dy orë e gjysmë.
Maturantët paraqiten në ambientet e shkollave përkatëse në orën 08:00 dhe do duhet të kenë me vetë një mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, ndërsa iu është ndaluar kategorikisht mbajtja e telefonit apo orëve smart.
Më 17 qershor do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore, ai në matematikë, ndërsa më 24 qershor maturantët testohen për provimin e fundit, atë me zgjedhje.
“KORÇA BOOM”
