top of page

"Mbështetu tek ne, gjithmonë” – dedikimi prekës i Tatit për Silvinjon

  • Aug 11, 2025
  • 1 min read

Tati Mendes, vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente të veçanta nga jeta e saj personale dhe familjare.


Në Ditën e Babait, ajo ka publikuar një sërë fotosh të ngrohta me të atin, duke e uruar me një mesazh të ndjerë që preku zemrat e ndjekësve.


“Baba — një fjalë e vogël, por me një kuptim të madh.Një ditë, më the: ‘Mbështetu tek unë, gjithmonë.’Sot, është radha ime të them: mbështetu tek ne, gjithmonë.Nga fushat në skena, nga puna në përtaci, ne do të jemi gjithmonë pranë teje.”


Dedikimi i saj, i shoqëruar me imazhe plot dashuri, mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e mbushën postimin me komente pozitive dhe urime për familjen.

 “KORÇA BOOM”


bottom of page