top of page

Mbi 600 tifozë në miqësore, interesim i madh në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 18, 2023
  • 1 min read

Ndërkohë që Skënderbeu zhvilloi dje testin e parë zyrtar miqësore në këtë merkato vere, u duk qartë se interesimi i tifozëve ishte vërtet i lartë. Tifozët korçarë i kishte marrë malli për Skënderbeun dhe jo më kot ishin të shumtë në numër.

Mbi 600 tifozë numëroheshin në shkallët e stadiumit “Skënderbeu”, ndërkohë që kjo ishte vetëm një nga fotot që është shkëputur nga ndeshje miqësore, por tribuna A, ajo qëndrore dhe pak pjesa B e tribunës ishin mbushur me tifozë.

Komentet kanë qenë të shumta nga a e tyre gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes miqësore ndaj Voska Spot, por kjo tregon qartë që pas kthimit të Skënderbeut në superligë, dalëngadalë po kthehen edhe tifozët në shkallët e stadiumit.



bottom of page