Mbrëmje vendimtare europiane për Egnatian dhe Dinamon
- Aug 14, 2025
- 1 min read
Egnatia dhe Dinamo City janë gati për të luajtur ndeshjet vendimtare të turit të tretë të UEFA Conference League, me objektivin e qartë për t’u kualifikuar në fazën "Play-Off".
Kampionët e Shqipërisë janë më pranë se kurrë për ta bërë realitet këtë objektiv.
Pas barazimit 0-0 në sfidën e parë në Ljubljanë, kundër Olimpija-s, Egnatias i mjafton një fitore minimale në ndeshjen e kthimit për të siguruar kalimin historik në raundin tjetër. Dueli do të zhvillohet në stadiumin "Egnatia Arena" në Rrogozhinë, ku pritet një atmosferë e zjarrtë dhe mbështetje e madhe nga tifozët vendas. Takimi nis në orën 21:00.
Ndërkohë, në stadiumin "Air Albania" do të luhet një tjetër sfidë emocionuese. Dinamo City do të përballet me Hajduk Split, në një përballje ku gjithçka është ende e hapur. Dinamo realizoi një gol të rëndësishëm në transfertë, por humbi 2-1 në Kroaci.
Me vetëm një fitore 1-0 në Tiranë, blutë do të siguronin kalimin në "Play-Off", ndaj përballja pritet të jetë me intensitet të lartë dhe me mbështetjen e tifozëve kryeqytetas. Ndeshja fillon në orën 20:45.
Të dyja skuadrat shqiptare ndodhen përballë një momenti historik, dhe sonte do të mësohet nëse do të vazhdojnë ëndrrën europiane.
“KORÇA BOOM”
















