top of page

Mbyllen 45 minutat e para, Skënderbeu-Besa ja çfarë ndodhi…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Randi, Prençi, Shaqe, Merlim, Liço, Rabiu, Vangjeli, Nikaj, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Karton i verdhë: Dean Liço 43’

Pjesa e parë e miqësores Skënderbeu-Besa është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Një pjesë e parë e vakët dhe pak raste shënimi, për të mos thënë se të dy portierët në shumicën e minutave kanë bërë rolin e spektatorit. Besa në përgjithësi është mbrojtur në presing lart, ndërkohë që Skënderbeu nga ana e vet ka tentuar disa herë por vetëm me goditje dënimi.

Pjesa e parë e takimit nisi me 8 minuta vonesë, pra më 18:08, kjo për shkak se ekipet nuk ishin gati në orarin e caktuar, ndërkohë që Skënderbeu në 20 minutat e para më shumë qarkulloi topin dhe pati pak rrezikshmëri në portën e Besës.

Për t’u veçuar që luftë e madhe në mesin e fushës dhe ndërhyrje të ashpra, ndërkohë që edhe tifozët në shkallët e stadiumit nuk shijuan një pjesë të parë si në testet e tjera miqësore. Përfundimisht 45 minuta në barazim të bardhë.

Pra, një pjesë e parë e vakët dhe pa rrezikshmëri.



bottom of page