MBYLLET MERKATOJA: “Korça Boom” bën publike të gjitha blerjet e Skënderbeut… Lexoni emrat…!
- Korca Boom
- Jul 21, 2023
- 1 min read
Ishte “Korça Boom” që pak orë më parë zbuloi lajmin se merkatoja e Skënderbeut do të mbyllet në momentin që do të vijnë edhe tre lojtarët e fundit. Ata janë sulmuesit, Fleçer, Mensah, por edhe mbrojtësi Randi. Pas mbërritjes së tyre Skënderbeu do të mbyllë “dyert” e merkatos dhe me këtë kontigjent futbollistësh që u afruan në këtë merkato dhe me grupin që kishte nga sezoni i kaluar, ky do të jetë Skënderbeu i superligës.
Në këto momente portali ynë zbulon të gjithë futbollistët që mbërritën si blerje verore dhe pozicionet ku luajnë dhe po i paraqesim më poshtë, ndërkohë që janë plot 10 blerje verore. I vetmi që është në dyshim dhe që nuk ka firmosur akoma është mesfushori Dejvid Janaqi, për të cilin do të vendoset në orët në vazhdim.
Ja dhe lista e plotë me 10 afrimet verore që tashmë janë të mbyllura. Këtë e sjell për ju për herë të parë “Korça Boom”:
LISTA E BLERJEVE VERORE PËR SKËNDERBEUN DHE POZICIONET KU LUAJNË
1.Zhordan Fleçer (sulmues)
2.Alfred Mensah (sulmues)
3.Juri Merlim (mesfushor)
4.Andrea Gërxho (mbrojtës)
5.Ermir Rashica (mesfushor-sulmues)
6.Suhejl Muharem (mesfushor-sulmues)
7.Marko Alia (portier)
8.Marko Ramos (mbrojtës)
9.Klevis Shaqe (mesfushor)
10.Kosta Vangjeli (mesfushor)
11.Dejvid Janaqi (mesfushor) (? )
