top of page

Mbyllet procesi i numërimit në 6 qarqe, PS kryeson; kush është forcë e tretë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 13
  • 1 min read

Numërohen 5008 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera.


Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 721,089 vota, ose 52.1%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.


Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 474,049 vota, ose 34.3%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 50,784 vota.


Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,504 vota dhe partia Mundësia me 41,175 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 19,785 vota.


Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 721,089 vota – 52.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 474,049 vota – 34.3%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 50,784 vota – 3.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,504 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 41,175 vota – 3.0%

Lëvizja Bashkë – 19,785 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,309 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,341 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,825 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,018 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 984 vota – 0.1%


“KORÇA BOOM”



bottom of page