Me bekimin e Perëndisë, u përmbush një vepër e shenjtë në Boboshticë
- Korca Boom
- Jun 21
- 1 min read
Me bekimin e Perëndisë dhe për lavdinë e Tij, u përmbyll me sukses shtrimi me pllaka dhe asfalt i ambienteve të Manastirit të Shën Marisë në Boboshticë. Ky veprim i bukur dhe domethënës u bë i mundur falë kontributit të bamirësve të kësaj shtëpie të shenjtë.
Një falënderim i sinqertë dhe mirënjohje e thellë shkon për të gjithë ata që kontribuan, me shpirt të pastër dhe dashuri për Zotin dhe Kishën. Perëndia i bekoftë të gjithë, duke i shpërblyer me çdo të mirë në familjet e tyre dhe në jetën e përditshme.
Me ndërmjetimet e Shën Marisë, qoftë gjithmonë paqe dhe dritë në çdo zemër që kontribuon për veprat e së shenjtës.
“KORÇA BOOM”
