top of page

Me një sy, por me dy zemra: Rruga e Minoungou drejt lavdisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 21
  • 1 min read

Georgi Minoungou, i lindur në vitin 2002 në një fshat të thjeshtë në Bregun e Fildishtë, ndoqi ëndrrën e tij me këmbëngulje, derisa mbërriti në elitën e futbollit – në Major League Soccer, me Seattle Sounders 🇨🇮


Në vitin 2023, një infeksion i rëndë në syrin e majtë i ndryshoi jetën. Ai humbi plotësisht shikimin në atë sy pas një operacioni të vështirë. E megjithatë, nuk u dorëzua.


Minoungou firmosi një kontratë 4-vjeçare dhe realizoi ëndrrën e radhës: debutimin në Kupën e Botës për Klube.


“Kjo paaftësi nuk më kufizon. Besoj se mund të bëj edhe më mirë se kur i kisha të dy sytë,” – thotë ai me bindje.


Asgjë nuk të ndal kur beson vërtet në ëndrrën tënde .Kurrë mos ndaloni së besuari.

“KORÇA BOOM”


bottom of page