“Me Serbinë na mungoi vetëm goli”/ Asllani: Ndaj Letonisë vetëm për tre pikë
- Korca Boom
- Jun 9
- 1 min read
Shqipëria do të ndeshet në Riga kundër Letonisë, në ndeshjen e katërt kualifikuese për Botërorin 2026.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, u shpreh se ekipi vjen nga një ndeshje mjaft e mirë si ajo me Serbinë dhe se në Riga do të luhet vetëm për fitore.
“Duhen karikuar bateritë, sepse vijmë nga një ndeshje shumë e mirë, që na mungoi vetëm goli.
Këtu vijmë vetëm për tre pikët, për të realizuar ëndrrën dhe objektivin tonë.
Që kur ka ardhur trajneri, besoj i kam luajtur të gjitha ndeshjet.
Duhet të mendojmë për skuadrën, sepse nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë.
Ata kanë një trajner italian dhe unë i di si punojnë trajnerët italianë.
Tani nuk mendoj për Kristjan Asllanin, po mendoj vetëm për skuadrën dhe këtu kemi ardhur vetëm për të fituar këtë ndeshje.
Zelenkovs e mbaj mend shumë mirë, sepse kemi luajtur për dy vite me Empolin. Kemi shkuar shumë mirë bashkë. Nesër do shihemi pas 3-4 vitesh.
Besoj se do ndërrojmë bluzën se do ja kërkoj unë. Shpresoj që ta fitojmë ne këtë ndeshje”, tha Asllani.
“KORÇA BOOM”
