Mensah i thotë lamtumirë Skënderbeut
- Korca Boom
- Jul 31, 2023
- 1 min read
Alfred Mensah nuk është më në planet e skuadrës korçare. Edhe pse ishte arritur një marveshje paraprake me Partizanin, për kalimin e tij tek korçarët, kjo nuk do të ndodhë.
Këtë e ka konfirmuar trajneri Gvozdenoviç i cili ka deklaruar se: "Mensah nuk ka asnjë mundësi të jetë pjesë e jona, futbollisti ka pësuar një dëmtim (operacion) dhe do ti duhet kohë e gjatë rikuperimi, kështu që ne po mendojmë për një zgjidhje tjetër dhe për këtë po punohet, pra për të afruar edhe një sulmues”.
Ishte menduar që me Fleçer dhe Mensah, sulmi i Skënderbeut ishte i kompletuar por tani situata është shumë më ndryshe dhe duhet që të ketë një zgjidhje tjetër.
