Mensah po vonon: Skënderbeu në “sulm”, pritet edhe një afrikan për sulmin…!
- Korca Boom
- Jul 23, 2023
- 1 min read
Ndërkohë që të gjitha repartet janë kompletuar dhe vetë stafi teknik e quajti merkaton e mbyllur, mbetet edhe një opsion i fundit. Themi këtë, pasi burime pranë klubit bardhekuq bëjnë me dijë se Alfred Mensah po vonon në ardhjen e tij te Skënderbeu.
Kjo vonesë mund të zgjatë dhe padiskutim që stafit teknik nuk i pëlqen një gjë e tillë. Pas mbërritjes këto ditë edhe të Zhordan Fleçer, përsëri reparti nuk mund të quhet i kompletuar, pasi duhet edhe një i fundit në majë të sulmit.
Kujtojmë që gjysmë sulmues janë edhe Rashica dhe Muharem, por më shumë luajnë prapa sulmuesve dhe prandaj stafi pret një sulmues të deklaruar në majë që të shoqërojë xhamajkanin.
Në këtë mënyrë, gjatë këtyre ditëve klubi është në kontakte me disa alternativa, por njëri prej tyre duket se është më i përshtatshmi. Bëhet fjalë për një sulmues afrikan, por që detaje të tjera nuk mund të japim, pasi një gjë e tillë do të jepet vetëm kur lojtari në fjalë të japë “ok”-in për të ardhur te Skënderbeu.
Kjo do të thotë që Skënderbeu e pret edhe një blerje të fundit. Gjithmonë, sepse Alfred Mensah po vonohet dhe nuk dihet se kur mund të vijë.
LISTA E BLERJEVE VERORE PËR SKËNDERBEUN DHE POZICIONET KU LUAJNË
1.Zhordan Fleçer (sulmues)
2.Alfred Mensah (sulmues) (?)
3.Juri Merlim (mesfushor)
4.Andrea Gerco (mbrojtës)
5.Ermir Rashica (mesfushor-sulmues)
6.Suhejl Muharem (mesfushor-sulmues)
7.Marko Alia (portier)
8.Marko Ramos (mbrojtës)
9.Klevis Shaqe (mesfushor)
10.Kosta Vangjeli (mesfushor)
11.Dejvid Janaqi (mesfushor) (? )
