top of page

Meraku i madh i Gvozdenoviçit. I druhet...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

Në këtë start kampionati trajneri Gvozdenoviç ka një merak të dyfishtë. Ai duke ditur se ka një ekip të formuar nga fillimi i druhet si euforisë, ashtu edhe pesimizmit psikologjik.

Në qoftë se ky ekip merr rezulatet pozitive që në fillim, trajneri beson se do të ketë një ekip me moral të lartë, por duhet të ketë kujdes nga euforia.

Në të kundërt i trembet faktit të pesimizmit, ndaj kërkon të gjejë të mesmen, që ekipi shumë shpejt të jetë në normalitet. “Është garë e gjatë, - ka thënë Gvozdenoviç, - kështu që do të kemi nga të gjithë të papriturat. Shpresoj që djemtë e ekipit të kenë besim tek vetja”. Ekipi i Skënderbeut vjen nga një kategori më e ulët dhe tani ka para një realitet të ri.



bottom of page