top of page

Merkato e limituar tek Skënderbeu - A do të mbyllet mundësia për të huazuarit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 22
  • 1 min read

Në një shkrim të disa ditëve më parë, u raportua nga “Korça Boom” se merkatoja e Skënderbeut do të jetë e limituar, ku pritet që të afroheshin vetëm 2 ose 3 futbollistë.

Ky informacion ka ngjallur pyetje në lidhje me mundësitë për huazime dhe largime nga ekipi.


Kjo do të thotë se nuk priten largime të tjera nga Skënderbeu, përveç atyre që janë tashmë të deklaruara në përfundim të sezonit. Pavarësisht se ka pasur thashetheme për disa futbollistë që mund të largohen, fakti se Skënderbeu ka rënë një kategori më poshtë duket se do të ndikojë në këtë proces.


Gjithsesi, për futbollistët që janë huazuar tek skuadra të tjera që luajnë në kategorinë e parë, ka mundësi që disa prej tyre të kthehen në skuadër, duke e bërë këtë situatë pozitive për ta, pasi do të kenë mundësinë të rikthehen dhe të luftojnë për një vend në ekipin e parë.


Për momentin, do të presim ditët në vijim, pasi ende mund të ketë surpriza, si në afrime ashtu edhe në largime. Megjithatë, një gjë është e sigurt: Skënderbeu duhet të bëjë llogaritë e tij me kujdes, pasi ngjitja e mundshme në Superligë nuk është e lehtë.


“KORÇA BOOM” 



 

bottom of page