Merkatoja merr “zjarr”, firmos një tjetër mbrojtës…!
- Korca Boom
- Aug 18, 2023
- 1 min read
Nga momenti në moment, nga ora në orë, merkatoja e Maliqit duket se po merr “zjarr”. Në këto momente është zyrtarizuar një tjetër futbollist në radhët e Maliqit.
Mbrojtësi Ronaldo Isufi sapo ka firmosur kontratën e re me Maliqin dhe mbush edhe më shumë skuadrën që po çudit në këtë merkato duke afruar shumë futbollistë cilësorë.
Suksese trajnerit Erjon Beqiri dhe futbollistëve që po mbushin Maliqin.
Ja dhe postimi i plotë i faqes zyrtare:
ZYRTARE
Afrimet në merkato nuk kanë të ndalur. Mbrojtësi maliqar Ronaldo Isufi rikthehet për të veshur fanellën bardhekuqe pas aventurës me Pogradecin sezonin e kaluar. 23-vjeçari është produkt i Akademisë Skënderbeut, ndërkohë që ka qenë pjesë e skuadrës sonë edhe në Kategorinë e Parë.
Mirë se u riktheve kampion!



















