top of page

Merr fund ëndrra e Pogradecit në “Elbasan Arena”! Tirana qëndron në Kategorinë Superiore

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Tirana 1 - 0 Pogradeci 

Tirana ka arritur të mposhtë Pogradecin me rezultatin minimal 1-0 në “Elbasan Arena” në minutat e fundit të ndeshjes. Bardheblutë do të luajnë sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore pasi arritën të triumfonin sot.


Ndërsa Pogradeci do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Merr fund ëndrra e madhe e liqenorëve të cilët arritën të eliminonin Burrelin dhe Besën e Kavajës në Play Off.  

Pas episodit ku Tirana mori avantazhin, tensionet u shtuan në fushën e blertë. Përplasjet mes lojtarëve nuk erdhën vetëm gjatë kohës shtesë.


Grushtet mes tyre pasuan edhe pas vërshëllimës përfundimtare të Andi Koçit. Ndreca nga Tirana dhe Raza te Pogradeci u ndëshkuan me kartonë të kuq.


Gjithsesi një Bravo e madhe për djemtë e Pogradecit, që zhvilluan një sezon të shkëlqyer dhe meritojnë një falenderim për kënaqësinë e madhe që i dhanë qytetit liqenor.


Bravo djema! Ju ja dolët!


“KORÇA BOOM”




bottom of page