top of page

Mesazhi i Ramës për kritikët: Nuk është problemi te Kodi, por te ata që bëjnë zhurmë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4
  • 1 min read

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj zërave kritikë që e kanë konsideruar draftin e ri të Kodit Penal si një përpjekje për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të “gojëmbullur” zërat mediatikë dhe opozitarë. Në një postim të bërë në platformën X, Rama u shpreh se alarmi i ngritur nga disa forca politike dhe mediatike është i nxituar dhe i pabazuar.


“Të alarmuarit nga drafti i Kodit të ri Penal dhe gojëmbullja me ligj e forcave liridashëse politike dhe mediatike, ndoshta duhet të kujdesen më shumë që të mos ekspozohen shumë në diell”, shkruan ai me tone ironike.


Kryeministri thekson se drafti është prezantuar publikisht nga ekspertë të fushës pikërisht për të mbledhur sa më shumë opinione dhe komente nga publiku, në mënyrë demokratike dhe transparente.


Rama vijon më tej me një deklaratë ku thekson se problemi më serioz për lirinë në Shqipëri nuk është drafti në vetvete, por “masa domethënëse e atyre që e përdorin lirinë vetëm për të bërë sherr e shamata për mungesën e saj”, duke shoqëruar mesazhin me një emoji ironik.

Reagimi i tij vjen në mes të debatit publik mbi përmbajtjen e draftit të ri penal dhe shqetësimet që janë ngritur nga organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të mediave dhe opozita.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page