Mesfusha reparti më i tejmbushur, Gvozdenoviç ka luksin të zgjedhë…
- Korca Boom
- Aug 12, 2023
- 1 min read
Ndërkohë që Skënderbeu është duke kërkuar sulmues dhe “vështrimin” e ka hedhur nga Afrika, reparti që e ka qetësuar më shumë trajnerin Ivan Gvozdenoviç është mesfusha.
Themi këtë, pasi në grupin që ka në përbërje Skënderbeu deri tani, numrin më të madh të lojtarëve e ka ky repart.
Nga Dean Liço, te Merlim, Rabiu, Vangjeli, Janaqi, Ali, apo edhe Muharem e ndonjë tjetër të gjithë janë alternativa të shumta që mund të zgjedhë njëshi i stolit bardhekuq.
E sigurtë është që Skënderbeu do të luajë me pesë mesfushorë, por duke parë që po në këtë repart improvizohen edhe lojtarë të tjerë që vijnë nga mbrojtja, atëherë kjo i jep më shumë siguri këtij Skënderbeu.
Mesfusha me pak fjalë është “top” dhe tashmë mbetet vetëm që të gjithë të koordinohen dhe të përshtaten sa më shpejt me njëri-tjetrin.
