Meta: Angazhimi i fortë i PD për zhvillimin e qarkut të Korçës dhe transformimi historik që do të nisë më 11 Maj
- Korca Boom
- May 6
- 1 min read
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook ka ndarë një mesazh mirënjohjeje dhe angazhimi politik, duke shoqëruar një video ku thekson mbështetjen që ka marrë nga Dr. Gentian Çala, të cilin e cilëson si mik, bashkëluftëtar dhe intelektual me vlera të veçanta.
Meta vlerëson këtë përkrahje si një përgjegjësi të lartë dhe e lidh direkt me angazhimin e tij personal ndaj komuniteteve të Qarkut të Korçës që jetojnë në Tiranë, duke nënvizuar lidhjet e tij të hershme dhe të qëndrueshme me këto zona dhe banorët e tyre.
Ai garanton se do të përmbushë me përkushtim misionin për ndryshim dhe zhvillim, duke e cilësuar datën 11 maj si një moment historik për transformimin e vendit.
Postimi i plotë:
Mbështetja e një miku, bashkëluftëtari dhe intelektuali si Dr.Gentian Çala, ka vlerë të shumëfishtë dhe më mbush me kënaqësi.
Thirrja e tij, për të më votuar mua, banorëve të komunitetit të Qarkut të Korçës, pogradecarëve, korçarëve, devollinjve, kolonjarëve, që banojnë në Tiranë, është pa as më të voglin diskutim një përgjegjësi e lartë, të cilën do ta përmbush maksimalisht.
Lidhja ime me këto komunitete ka qenë e fortë dhe e vazhdueshme në të gjitha detyrat e larta shtetërore që kam pasur.
Kam bërë gjithçka që ky Qark, me kaq shumë vlera historike, kulturore e patriotike të mbështetet me projekte që e transformojnë atë pozitivisht.
11 Maji do të shënojë një moment historik madhështor, transformimi i ndryshimit për të cilin do të investohem personalisht me të gjithë fuqitë e mija.
[✅️] [????] VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
[✅️] [????] VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë
“KORÇA BOOM”
