top of page

Minimalisht, a duhej Ernest Gjoka të kishte dhënë dorëheqjen?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Skuadra e Skënderbeut ka zbritur një kategori më poshtë. Nuk është realizuar objektivi i këtij sezoni për të qenë ekipi që do të mbijetonte. Pas një fillimi sezonin e kaluar me Ivan Gvozdenoviç, i cili e la ekipin në vendet e fundit të tabelës, iu besua Ernest Gjokës vazhdimësia.


Madje u bënë edhe ndërhyrje në merkato, ashtu siç pati edhe largime nga ekipi. Gjoka shpesh deklaronte se do të realizonin objektivin. Natyrisht, javët e para ishin të pritshme, nuk mund të vinte ndryshimi menjëherë, por koha kaloi dhe Gjoka, bashkë me ekipin, nuk mundën ta përmbushnin objektivin e vendosur nga vetë drejtuesit e Skënderbeut.


Edhe pse ka kaluar vetëm një ditë nga ndeshja e djeshme, nuk kemi parë asnjë deklarim, as nga klubi dhe as nga trajneri Gjoka. A ka përgjegjësi ai në këtë rënie të ekipit dhe a mund të vazhdojë për sezonin e ri, edhe pse është ende herët për të folur?


Moralisht, Gjoka duhej të kishte dhënë dorëheqjen, e pranon apo jo presidenti Ardian Takaj kjo është një çështje tjetër. Të tregohesh profesionist do të thotë të ndjesh peshën e përgjegjësisë. Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, ndoshta do të mësojmë më shumë në këtë drejtim.


“KORÇA BOOM”



bottom of page