top of page

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 25
  • 1 min read

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës.


Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në 12:30 dhe do të zhvillohet në 340 qendra provimi të monitoruara nga personel i specializuar.


Këto provime shënojnë fazë të rëndësishme në formimin e nxënësve të klasave të nënta, ndërsa ata përgatiten të nisin studimet e nivelit të dytë.


Më 19 Qershor, minimaturantët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe, ndërkohë që më 30 qershor nxënësit e klasave të nënta do të zhvillojnë provimin e tretë dhe të fundit, atë të Gjuhës së Huaj.


Provimi i gjuhës së huaj mund të jetë në anglisht, frëngjisht, italisht apo gjermanisht, në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët, trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.


“KORÇA BOOM”


bottom of page