top of page

Miqësorja ndaj Voska Sport shansi i fundit për këta lojtarë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 13, 2023
  • 1 min read

Të hënën që vjen në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu” do të luhet miqësorja e parë për këtë fazë përgatitore e Skënderbeut dhe kjo ndaj Voska Sport, skuadrës maqedonase që sapo është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas.

Në këtë test miqësor stafi teknik i Skënderbeut do të vendosë jo pak gjëra. Bëhet fjalë për lojtarët që janë në provë te bardhekuqtë dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç nuk është nxituar pas testit të parë brenda grupit, pasi ju ka dhënë edhe një shans tjetër.

Miqësorja ndaj Voska Sport do të jetë me plot gojë shansi i fundit për afërsisht 7 futbollistë, të cilët janë në provë te bardhekuqtë dhe pas kësaj miqësorje do të vendoset përfundimisht se kush do të qëndrojë dhe kush do të marrë “valixhet” për tu larguar.

Njëkohësisht ky test miqësor do të shërbejë edhe si provë për të konturuar pak a shumë, apo për të filluar të ndërtohet Skënderbeu i sezonit të ri pavarësisht se priten edhe shumë afrime të tjera.



bottom of page