top of page

Mokra n’Fest - Edicioni i VI

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 17
  • 1 min read

Festa e krahinës së Mokrës riktheu edhe këtë vit madhështinë e saj duke promovuar natyrën, monumentet, historinë dhe traditat e pasura të zonës.


Pranë “Urës së Gurit”, Monument Kulture i kategorisë së parë, pjesë e dikurshme e rrugës Egnatia, u mblodhën banorë, vizitorë e turistë nga i gjithë vendi dhe më gjerë.


Gatimet tradicionale, zakonet, mikpritja mokrare, dollitë me raki kumbulle, këngët e vallet popullore e bënë këtë festë një udhëtim të paharrueshëm në kohë e traditë.


Atmosfera u gjallërua me muzikë popullore, valle dyshe, konakun e dollisë, gatime tradicionale por performanca në ajër/zjarr nga grupi i vajzave dhe Fiona Rushiti. Mbrëmja përmbyll me kampingun e të apasionuarve pas natyrës.


Më shumë se 4 mijë vizitorë morën pjesë këtë vit, duke e bërë Mokra n’Fest një nga aktivitetet më të dashura dhe të frekuentuara të juglindjes shqiptare.


“Në të lashtën Mokër me thinja mençurie dhe shpirt fisnikërie” siç e përshkruante bukur Dritëro Agolli.

“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree
ree

bottom of page