top of page

Momente paniku/ Automjeti rrëshqet nga rruga dhe godet murin mbajtës

Mar 5
1 min read

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë nga një lartësi.


Në një deklaratë për mediat, shoferi, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze, tha se ishte i lodhur dhe e kishte zënë gjumi në momentin kur makina e tij doli jashtë rruge dhe ra nga lartësia.

"KORCA BOOM"


bottom of page