Momente tensioni në Skënderbeu-Besa, ja debati në fushë…!
- Korca Boom
- Aug 19, 2023
- 1 min read
Gjatë pjesës së parë, sidomos gjatë minutave 30’-45’ ka pasur momente tensioni në fushë. Ndërhyrjet e miqve nga Kavaja dhe mosdalja në lojë e Skënderbeut, ka bërë që të ketë tension.
Fotoja më poshtë është pikërisht një prej momenteve ku gjyqtari Ervin Kotomelo, ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.
Madje nuk ka qenë një moment, por disa momente dhe e gjithë kjo erdhi, pasi të dy ekipet nuk gjuajtën asnjëherë në portat respektive.
Gjithsesi vetëm një karton i verdhë për Skënderbeun, gjatë minutave të tensionit në miqësoren që po luhet në stadiumin “Skënderbeu” mes vendasve dhe Besës.
