Mos pi, mos telefono, mos rreziko – Policia me apel të fortë për drejtuesit e automjeteve
- Korca Boom
- Aug 12
- 1 min read
Policia Rrugore u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin gjithmonë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të shmangin përdorimin e celularit gjatë ngarjes dhe të jenë të kujdesshëm në çdo moment të qarkullimit.
Në funksion të sigurisë rrugore dhe për të shmangur ngjarje të mundshme, rekomandohet gjithashtu që qytetarët të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre, sidomos gjatë orëve të ngarkuara apo në rastet kur janë pjesë e aktiviteteve festive.
“KORÇA BOOM”



















