top of page

Mot i kthjellët dhe me diell/ Ja parashikimi i motit për sot, e martë, 27 maj 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 27
  • 1 min read

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se të martën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origjinë veriperëndimore.


Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës.


Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.



“KORÇA BOOM”



bottom of page