top of page

Mu errën sytë kur e pashë”: 25-vjeçari rrëfen momentin e vr*sjes së Besmir Kumrias

  • Aug 22, 2025
  • 1 min read

Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Xhesion Toromenin, 25 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Besmir Kumrias në fshatin Kryekuq, Divjakë. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë dhe ka tronditur komunitetin lokal.


Gjatë seancës, i pandehuri ka pranuar autorësinë dhe ka dhënë një deklaratë të ngarkuar emocionalisht para trupit gjykues.


“Mu errën sytë kur pashë Besmirin të ulur në kafe. Më kapi inati dhe mu kujtua rrahja që i kishin bërë babait disa vite më parë. Nxora biçakun nga xhepi dhe e godita. E ndiej që kam gabuar,” u shpreh ai.


Sipas hetimeve paraprake, nuk ka pasur një konflikt të afërt mes autorit dhe viktimës, por ngjarja lidhet me një përplasje të hershme mes familjeve. Babai i Toromenit ishte dhunuar rëndë disa vite më parë dhe mendohet se kjo ngjarje e pazgjidhur ka ndikuar drejtpërdrejt në motivin e krimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page