top of page

"Mur ndarës” me partitë/ Çfarë ndryshon për Gardën e Republikës

  • May 13
  • 1 min read

Garda e Republikës së Shqipërisë do të funksionojë me rregulla më të forta për neutralitetin politik, pas ndryshimeve të miratuara nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë me firmë të kryeministrit Edi Rama.


Ndryshimet e reja prekin kodin e sjelljes dhe angazhimit politik të punonjësve të Gardës, duke vendosur kufizime të qarta mbi aktivitetin e tyre publik dhe privat në raport me politikën.


Sipas vendimit, efektivëve të Gardës u ndalohet të mbështesin parti politike apo kandidatë, të japin ndihmë financiare apo fizike në fushata elektorale, si dhe të shprehin publikisht bindje politike.


Po ashtu, ata nuk lejohen të marrin pjesë në tubime apo mbledhje të partive politike, edhe kur nuk janë në shërbim, me qëllim forcimin e paanësisë institucionale dhe ndarjes së ushtrimit të detyrës nga aktiviteti politik.

“KORÇA BOOM”


bottom of page