top of page

Muzaka: Suksese Gvozdenoviç, suksese Skënderbe…!

  • Jul 2, 2023
  • 1 min read

Ditën e djeshme në qytetin juglindor të Korçës ka mbërritur enkas ish-futbollisti i Skënderbeut, Gjergji Muzaka. Nga kryeqyteti ku ndodhet Muzaka ka mbërritur në ambjentet e stadiumit “Skënderbeu” për të takuar në mënyrë të veçantë trajnerin e Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç.

Kjo foto që shikoni më poshte vjen pikërisht nga takimi i tyre dhe sigurisht që Muzaka nuk mund të rrinte pa bërë urimin e tij: “Urime Ivan Gvozdenoviç, urime Skënderbe.”

Kujtojmë që Gjergji Muzaka ka qenë në një kohë me trajnerin e Skënderbeut në fushën e blertë, një lojtar me shumë vlera dhe me disa tituj kampionë. Gjergji ishte pjesë e bardhekuqve në kohën e lavdishme dhe nuk kishte se si ti ndahej zemra nga Korça.

Një urim më shumë se special dhe një foto me plot kuptim nga dyshja Muzaka-Gvozdenoviç.



bottom of page