top of page

Muzeu i Artit Mesjetar, 45 vite histori dhe një nismë drejt UNESCO-s

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 4
  • 1 min read

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë, i cili ka shënuar 45 vjet nga çelja e tij, përfaqëson jo vetëm qendrën më të rëndësishme të ikonografisë shqiptare, por edhe një nga vlerat më të jashtëzakonshme që vendi ynë ka për t’i treguar botës.


Për shkak të vlerave të çmuara që ruan dhe trashëgon, po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së këtij muzeu në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Erjon Nexhipi.


Ai shprehet se, në cilësinë e tij si Kryetar i Këshillit të Qarkut, në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë, Drejtoreshën e Muzeut dhe institucione të tjera vendore e qendrore, është ndërmarrë me përkushtim dhe këmbëngulje nisma për përfshirjen e fondit të muzeut në UNESCO.



“KORÇA BOOM”



bottom of page