top of page

Myrto Uzuni “mbulon” sallën e dasmës së motrës me tufa parash

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Sulmuesi i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka përjetuar së fundmi një moment të veçantë familjar gjatë dasmës së motrës së tij. Ai ka festuar duke e mbështetur dhe uruar motrën në mënyrë të veçantë, duke hedhur tufa të mëdha parash gjatë vallëzimit me familjarët.


Pamjet tregojnë se Uzuni ka mbushur sallën me para, duke e kthyer këtë festë në një moment madhështor dhe të paharrueshëm për të dhe familjen e tij.


Pas pjesës së vallëzimit, sulmuesi i kombëtares ka vazhduar festën duke performuar në krah të Ylli Bakës këngën e famshme të Baba Tomorrit, duke i dhënë mbrëmjes një energji të lartë dhe atmosferë feste.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page