top of page

Në Korçë stuhi pas orës 19:00. Shikoni sa zgjat…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Pas të nxehtit ditën e djeshme, ka ardhur momenti që të ketë ditë të freskëta, por sot në mbrëmje stuhia do të përfshijë edhe qytetin e Korçës.

Në orën 19:00 të mbrëmjes në qytetin juglindor do të fillojnë rreshje shiu me stuhi dhe furtunë, ndërkohë që nuk dihet se ku do të jetë epiqendra.

Gjithsesi rreshje të shumta do të ketë në orët e mbrëmjes dhe do të zgjasin deri në orën 23:30 po të mbrëmjes së sotme. Nesër do të ketë rmë të pakta shiu dhe në ditët në vazhdim përqindja do të jetë shumë e ulët.

Në qytetet bregdetare shiu dhe stuhia ka filluar që në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që në qytetin tonë kjo do të mbërrijë në orët e pasdites.

Pas ditës së sotme nuk do të ketë reshje shiu, por që do të jenë ditë të freskëta dhe me temperatura që do të bien nga 4-5 gradë.



bottom of page