Në kujtesën e sportit korçar: Vajzat që i dhanë zemër basketbollit të Skënderbeut
- Korca Boom
- Aug 14
- 1 min read
Kanë mbetur në memorien e çdo sportdashësi korçar si një simbol krenarie dhe përfaqësimi të denjë të qytetit në fushën e sportit. Vajzat e ekipit të basketbollit të Skënderbeut janë një pjesë e lavdishme e historisë së këtij klubi dhe të vetë qytetit të Korçës.
Ky ekip jo vetëm që dha zë dhe jetë basketbollit femëror në qytet, por konkurroi me dinjitet dhe cilësi të lartë në kohëra kur pasioni dhe përkushtimi ishin forca kryesore që shtynin sportin përpara.
Në foto shfaqen vajzat korçare para një ndeshjeje të rëndësishme në qytetin e Përmetit – një moment i thjeshtë, por plot emocion, që sjell në kujtesë një periudhë të bukur të sportit korçar.
Po ju njohim me disa nga ikonat e basketbollit korçar të Skënderbeut, vajza që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti: Zamira Qeramixhi (Kacori), Silvana Terezi, Lida Shehu, Kozeta Damo dhe Zamira Koleci. Emra që nuk harrohen dhe që mbeten simbol i pasionit, talentit dhe përfaqësimit dinjitoz të Korçës në arenën sportive.
“KORÇA BOOM”



















