Në Voskopojë sot kremtohet Shën Prodhomi/ Gëzuar!
- Korca Boom
- Jun 24
- 1 min read
Në Voskopojë sot kremtohet Shën Prodhomi, manastiri që mban emrin e shenjtit mbrojtës të udhëve dhe udhëtarëve.
Në Voskopojë sot festohet dita e Shën Prodhomit, që në kalendarin fetar orodoks përkon me shenjtorin e ditës: Lindjen e Joan Pagëzorit.
Dikur në Voskopojë zhvillonte aktivitetin e tij fetar të ortokoksisë, në kishën e vjetër, një manastir me emrin e shenjtit-Prodhom. Manastiri i Shën Prodhomit është gërma e parë që shkruan emrin e një qytetërimi dhe të një kulture.
Sipas Biblës, Shën Prodhomi është mbrojtësi i udhëve dhe udhëtarëve. Ky manastir në mesjetë ka shërbyer si vend shlodhjeje dhe strehimi për udhëtarë që niseshin nga porti i Vlorës dhe jugu i vendit në drejtim të lindjes - Stambollit.
Karvanët e ngarkuar me mall, kalonin përmes Beratit, Skraparit shplodheshin në manastirin e 'Shën Prodhomit' merrnin bekimin aty për një 'udhë të mbarë' dhe kalonin përmes Korçës, Selanikut deri në Stamboll.
Aty ishte qendra e 'botës' së lindjes për kohën, dhe ndërkohe ai ishte dhe një qendër aktiviteti bamirësie për popullsinë e zonës, ku nuk rreshtnin pelegrinët besimtarë për t'u lutur e për t'u falur ndaj Zotit të tyre, por edhe me shpresën e shërimit të shumë lloj sëmundjeve, me besimin se Zoti do vinte dorë. Pelegrinazhi I besimtarëve është ruajtur si traditë çdo 24 qershor në manastirin e Shën Prodhomit.
“KORÇA BOOM”



















