Nëna e Luizës së vrarë: Vajzën ma ka vrarë që në drekë…
- Korca Boom
- Jul 29, 2023
- 1 min read
Nëna e vajzës, Luiza, që vau bashkëshorti Gjergji Mullalli, thotë se vajzën ja ka vrarë ai që është arratisur që në orët e drekës. Ajo është shprehur: “Vajza punonte në Greqi. Vajzën dyshoj që ma ka vrarë që në drekë. Hera e fundit që kam folur më Luizën është dje në darkë.
Ndërsa kjo më poshtë është fotoja e autorit të krimit të orës 20:40 të mbrëmjes në Zëmblak. Ky është Gjergji Mullalli, “monstra” i Zëmblakut.
Mësohet për lajmin e para pak momenteve se burri që vrau gruan ishte i pirë në momentin që e vrau bashkëshorten e tij.
Gjergji Mullalli ka bërë një veprim makabër duke e vrarë bashkëshorten dhe lajmi tjetër është se të dy ishin në proces divorci.
Informacion paraprak
Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
