top of page

NAMI në Kapshticë/ 3 arrestime me 2 procedime penale. Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 19
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë


PKK Kapshticë/Kontrolleve intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare, për parandalimin e lëvizjes në kundërshtim me ligjin, në kufi.


Si rezultat i kontrolleve, u kapën:


-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin ndërkohë që ishte në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve;


-1 shtetas që tentoi të kalonte kufirin, me pasaportë me vulë false;


-1 shtetase që tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare.


Në vijim të punës intensive të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e shtetasve në kërkim, janë kapur në PKK Kapshticë, 3 shtetas që po tentonin të lëviznin në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve:


-u kap në dalje të RSh-së dhe u vu në pranga shtetasi A. T., 37 vjeç, banues në Peqin, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Elbasan;


-u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


1-M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi në dalje të RSh-së, gjatë verifikimit të dokumentacionit, në pasaportën e tij u konstatua një vulë e dyshuar e falsifikuar;


2-F. D., 47 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në çantën e saj janë gjetur dhe sekuestruar dhjetëra steka me cigare, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar.

Pasaporta me vulë të dyshuar të falsifikuar dhe stekat me cigare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page