top of page

Natë tmerri në Korçë, policia arreston 8 persona

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 17, 2023
  • 1 min read

Korçë: Finalizohet një tjetër operacion anti drogë nga drejtoria vendore e policisë së juglindjes. Operacioni u zhvillua gjatë natës së djeshme.


Dhjetra persona u shoqëruan në ambientet e drejtorisë, ndërsa në pranga kanë rënë 8 prej tyre. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetra banesa dhe lokale në Korçë, ndërsa nga policia u arrit të kapeshin shtetas që merreshin me shpërndarje të lëndëve narkotike.


Burime bëjnë me dije se u sekuestruan rreth 300 gr kokainë, 5 kg cannabis, po ashtu telefona, peshore, automjete si edhe sasi në euro dhe lekë. Detaje të mëtejshme nga operacioni priten të zbardhen në vijim edhe nga komunikata zyrtare.

bottom of page