Natë tmerri: Dy persona sulmojnë dhe grabisin një çift të moshuar
- Korca Boom
- Sep 15
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin “Lefter Talo”, bashkia Finiq, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në banesën e një çifti të moshuarish dhe kanë grabitur një shumë parash.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, grabitësit dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit S. K. dhe bashkëshortes së tij, 79-vjeçares Dh. K., gjatë aktit të grabitjes. Të moshuarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet:“Rreth orës 01:00, në fshatin ‘Lefter Talo’, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit S. K., 78 vjeç. Autorët dyshohet se gjatë kryerjes së vjedhjes kanë
ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit S. K. dhe bashkëshortes së tij, Dh. K., 79 vjeçe.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”
“KORÇA BOOM”



















