top of page

Ndahet nga gruaja kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai, gjykata finalizon divorcin pas 12 vitesh martesë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 12
  • 2 min read

Kryebashkiaku i Kolonjës, njëkohësisht humoristi Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.


Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.


Por tashmë duket se ndarja e është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.


Isai dhe Ajlin Petrela ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.


Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit,” kishte rrëfyer ajo. “Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku.”


Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.


Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.


Ja dhe postimi i Erion Isait pas ndarjes nga bashkëshortja:


Po! Martesa ime prej dy vjetësh ka përfunduar! Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej Prillit 2024 me dakortësi dhe parime të përbashkëta edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal! Keq ardhje për publikime vendime gjykatash të cilat s’kanë asnjë interes publik, e asnjë arsye për tu publikuar, e mbi të gjitha kur pas saj janë dy vajza të vogla!


Vijoj që në jetën time (si artist e ushtrues detyre) të udhëhiqem nga pasioni, dashuria e përkushtimi!


Prej dy vjetësh detyrën më të bukur në botë; atë të babait përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilën e japin vetëm Ajër dhe E’dua!

Shihemi çdo ditë në punën time të detyrës apo kur mundemi në hapësira edhe në skenë si artist!


Përgjegjësitë e mia publike i ndjej dhe ushtroj çdo ditë për të fituar zemrën e kujtdo!

Uroj që çdo ditë tja dal!

Përqafime e bekime!


“KORÇA BOOM”


bottom of page