Ndaj Flamurtarit miqësorja e fundit, Skënderbeu shpall 25-shen ditën e hënë
- Korca Boom
- Aug 4, 2023
- 1 min read
Skënderbeu është në prag të ndeshjes së fundit miqësore dhe mbylljes së fazës përgatitore, ndërkohë që testi i fundit miqësor ndaj Flamurtarit do të vendosë shumë gjëra për këtë Skënderbe.
Themi këtë sepse pas ndeshjes miqësore edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç do të shpallë 25-shen e lojtarëve që do të federohen përfundimisht për të qenë kontigjenti përfundimtar i Skënderbeut që do të luajë deri në janar (kohë kur do të hapet sërish merkatoja) në superligë.
Kampionati është në prag, pasi më 19 gusht Skënderbeu do të luajë ndeshjen hapëse ndaj Egnatias në Rrogozhinë dhe deri në atë ditë skuadra duhet të jetë 100% gati.
Me pak fjalë, pas miqësores gjërat do të marrin rrugën e duhur dhe sigurisht që do të kemi Skënderbeun e qartë me kontigjentin prej 25 lojtarësh.
Skënderbeu-Flamurtari, ju kujtojmë që do të luhet ditën e hënë më 7 gusht dhe me këtë test do të mbyllen edhe miqësoret në total të Skënderbeut në këtë fazë përgatitore.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Helzag 3-1
Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)
Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht
