Ndihmoni për të gjetur 75-vjeçarin e humbur në Korçë
- Korca Boom
- Jun 3
- 1 min read
Islam Fixha, 75 vjeç nga qyteti i Korçës, ka humbur kontaktet me familjen që prej ditës së djeshme. Ai është parë për herë të fundit të hënën, rreth orës 11:00 paradite.
Sipas familjarëve, z. Fixha vuan nga skleroza dhe pas daljes nga banesa nuk është kthyer më. Bashkëshortja e tij, e cila është e paralizuar, ka bërë denoncimin në polici që dje, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij.
Familja e shqetësuar i bën apel çdokujt që mund ta ketë parë të ndihmojë në gjetjen e Islamit.
Kushdo që ka informacion, lutet të kontaktojë në numrin: +355 68 22 11 015.Çdo ndihmë është e vlefshme për ta kthyer të sigurt në shtëpi.
“KORÇA BOOM”



















