top of page

Nertil Jole /Takim për promovimin e barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi

  • Jul 10, 2025
  • 1 min read

Në zyrën time prita përfaqësuesin e pakicës egjiptiane pranë Komitetit të Pakicave Kombëtare në Shqipëri, z. Arjan Lile, përgjegjësen e zyrës rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë, znj. Etleva Tare, si dhe specialisten e zyrës rajonale të Avokatit të Popullit, znj. Burbuqe Ngraçanj.


Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton të drejtën e çdo individi apo grupi për barazi përpara ligjit, si dhe barazi në shanse dhe mundësi për të ushtruar të drejtat, për të gëzuar liritë, për të përfituar shërbime cilësore dhe përkrahje institucionale e sociale.


Ligji gjithashtu nxit përfshirjen në jetën publike dhe siguron një mekanizëm efektiv reagimi kundër çdo forme sjelljeje diskriminuese.


Shpreha angazhimin tim për të nxitur që çdo institucion të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët, veçanërisht për individët apo kategoritë sociale më të cenueshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page