top of page

Nesër gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Partizani përballet me Egnatian, Vllaznia sfidon Dinamo City-n ”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 22
  • 1 min read

Ditën e mërkurë do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe ekipet që do të përballen në finalen e madhe të 1 majit.


Në orën 19:00 do të luhet sfida mes Partizanit dhe Egnatias, me të kuqtë që vijnë me avantazhin 1-0 nga takimi i parë. Ndeshja do të zhvillohet në “Arena e Demave”.


Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale mes Dinamo City dhe Vllaznisë, gjithçka është e hapur pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Ky takim do të luhet në “Elbasan Arena” në orën 19:00.


E mërkurë (22 prill 2025)


Ora 19:00 Partizani-Egnatia

Ora 19:00 Dinamo City-Vllaznia



“KORÇA BOOM”



bottom of page