top of page

Nesër miqësorja me Lushnjën, Gvozdenoviç formaton 11-shen e Skënderbeut…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 15, 2023
  • 1 min read

Miqësorja që nesër do të zhvillojë Skënderbeu ndaj Lushnjës, do të vijë me shumë ndryshime edhe në fushën e lojës.

Themi këtë, pasi skuadra do të zbresë në fushë me një formacion thuajse si ai që do të zbresë edhe në superligë, prandaj trajneri Ivan Gvodenoviç do të provojë 11-shen më të mirë.

Për Skënderbeun nuk ka më kohë dhe këtë e di edhe njëshi i pankinës, teksa duhet patjetër që jo vetëm nesër, por edhe në ndeshjen tjetër që do të zhvillojë ekipi duhet të formatojë formacionin.

Dyshimi mbetet, nëse Skënderbeu do të luajë me skemën e zakonshme 3-5-2, apo 4-4-2. Ndryshime do të ketë edhe në emrat e futbollistëve që do të zbresin në fushën e lojës, pasi ka afrime të reja dhe për këtë duhet të presin pasditen e nesërme për të parë një Skënderbe ndryshe, thënë me pak fjalë, Skënderbeun e superligës.

Nesër, miqësorja Skënderbeu-Lushnja, miqësore që mbetet të përcaktohet vetëm orarii cili do të zbulohet në orët në vazhdim.



bottom of page